TERRORISTI VLLADIMIR TOLLIÇ ËSHTË ME PARAMETRA SHËNDETSORE STABËL | U TRANSFERUA NË PRISHTINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 24, 2023
- 1 min read

Mitrovicë, Kosovë | Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të njërit prej terroristëve serbë që sulmoi me armë Policinë e Kosovës, si pasojë e të cilit mbeti i vdekur polici Afrim Bunjaku. Ajo tha se sulmuesi i Policisë së Kosovës (Vlladimir Toliq) gjatë kohës së qëndrimit në Spitalin e Mitrovicës ka qenë më parametra të qëndrueshëm, dhe i tillë është nisur edhe për Prishtinë. “Ai ka ardhur këtu me parametra stabil, dhe me parametra stabil është nisur për në Prishtinë, dhe atje presim që mos t’i kanoset diçka për jetë. Kemi ekipet tona, por i kemi edhe përforcimet nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, që nga orët e hershme të ditës së sotme na kanë ardhur me të gjitha pajisjet në ndihmë. Personi ka pasur plagë nga arma e zjarrit, plagë hyrëse dhe dalëse, në anën tjetër ka pasur edhe një thyerje”, deklaroi ajo. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox


___.png)



















Comments