top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TEORITË KONSPIRATIVE QË QARKULLOJNË RRETH “CERN”-it.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 18, 2023
  • 2 min read

Gjenevë, Zvicër | Le të hedhim një vështrim në disa nga lajmet e rreme më të rëndësishme që vazhdojnë të qarkullojnë në lidhje me selinë e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore. Takimi i organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror (WEF) i cili zhvillohet çdo vit në Zvicër ka qenë prej kohësh në qendër të teorive të ndryshme konspirative. Megjithatë, ky nuk është i vetmi realitet zviceran që ka rënë në vëmendjen e teoricienëve të konspiracionit dhe teorive të pabaza. Vitet e fundit, në fakt, lajme të rreme kanë qarkulluar edhe për selinë e Organizatës Evropiane për Kërkime Bërthamore (CERN), ku ndodhet laboratori më i madh i fizikës së grimcave në botë, në komunën e Meyrin, në kantonin e Gjenevës, në kufi me Francën. Le të shohim së bashku disa nga më të rëndësishmet. 1- Demonët dhe CERN. Një foto e dyshemesë së një ndërtese me një vizatim të krijesave demonike ka qarkulluar në Facebook së fundmi. Ata që kanë shpërndarë imazhin thonë se bëhet fjalë për një vepër grafike të krijuar në “atriumin” e CERN-it. Por ky informacion është i rremë. Pamja në fjalë u postua fillimisht më 2 shtator 2022 nga një artist i specializuar në vizatimet 3D i quajtur Kërt Uenër (Kurt Wenner). Në postimin e tij, Uenër (Wenner) shpjegoi se vepra e fotografuar ishte krijuar nga ai vetë në vitin 2006 me rastin e një panairi të rëndësishëm videolojërash në Los Anxhelos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 2- Sakrifica njerëzore dhe gjak njeriu. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale në vitin 2022, shihet një grua duke thënë se “CERN” do të ushqehej nga sakrificat e fëmijëve ose gjaku i njeriut. Sigurisht, edhe në këtë rast nuk ka asnjë të vërtetë. Znj. Sara Çarlei (Sarah Charley), e cila punon në zyrën e shtypit të “CERN”, shpjegoi se laboratori furnizohet nga rrjeti elektrik francez. Kjo përmbajtje vjen nga teoritë e pabazuara të konspiracionit të quajtur “QAnon”. Sipas kësaj teorie do të ishte një “shtet i thellë” i përfshirë në aktivitete pedofilike dhe aktiv në politikë kundër ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp. Disa mbështetës të kësaj teorie besojnë gjithashtu se adrenokromi - një përbërje kimike - është një ilaç që përdoret nga elitat që sundojnë botën dhe se për ta marrë atë, është e nevojshme të pihet gjaku i fëmijëve. 3- CERN komunikon me dimensione të tjera. Një tjetër përmbajtje virale e publikuar vitin e kaluar flet se si shkencëtarët e “CERN”-it pretendohet se po përpiqen të hapin “një portal” për të komunikuar me qenie nga një dimension tjetër. Postimi shpjegon se ky eksperiment mund të jetë “një kërcënim” për ekzistencën njerëzore. Të gjitha të rreme. Përmbajtja në fjalë i referohej një deklarate që daton në vitin 2009 nga ish-drejtori i kërkimit dhe informatikës shkencore në “CERN”, z. Serxhio Bertoluçi (Sergio Bertolucci), mbi përshpejtuesin e grimcave Large Hadron Collider. Z. Bertoluçi kishte deklaruar se diçka mund të kishte dalë ose mund të ishte dërguar nga dera e krijuar nga gazi. Në atë rrethanë, ish-drejtori i kërkimit të laboratorit megjithatë nuk kishte pretenduar kurrë se “CERN” kishte komunikuar me “entitete të dimensioneve të tjera”.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page