TENSION NË UJËRAT E DISKUTUESHME DETARE KINO-FILIPINEZE | FILIPINET DENONCUAN SE ANIJET KINEZE QËLLUAN ME TOPA UJI PESHKAREXHAT DUKE PLAGOSUR TRE PESHKATARË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 8 hours ago
- 1 min read

Manilë, Filipine | “Roja Bregdetare Filipinase tha se tre peshkatarë filipinas u plagosën dhe dy anije peshkimi pësuan dëme të konsiderueshme kur anijet e rojes bregdetare kineze qëlluan me topa uji në një cekëtinë të diskutueshme në Detin e Kinës Jugore”.
Kështu raporton agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) në faqen e saj të internetit.
Roja bregdetare e Manilës tha se rreth dy duzina anije peshkimi filipinase pranë Sabina Shoal-it u shënjestruan me topa uji dhe manovra bllokade të premten.
“Një anije e vogël e rojes bregdetare kineze preu gjithashtu litarët e spirancës së disa anijeve filipinase, duke rrezikuar ekuipazhet e tyre”, tha Marina bregdetare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments