top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FILIPINE | MBLEDHJE PUBLIKE KUNDËR KORRUPSIONIT NË VLERË MILIARDA DOLLARË ($); ZYRTARËT PUBLIKË VODHËN FONDET QË DO TË DUHESHIN INVESTUAR PËR PARANDALIMIN E PËRMBYTJEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 18
  • 2 min read
ree

Manila, Filipine | Më shumë se 200 mijë protestues dolën dje për ditën e dytë të një mbledhjeje publike kundër korrupsionit në Filipine, pjesë e një vale demonstratash që nga muaji gusht duke kërkuar përgjegjësi për korrupsionin e dyshuar në projektet e kontrollit të përmbytjeve.


Në muajin gusht, Presidenti Ferdinand Markos i Riu (Marcos Jr.) zbuloi një audit të brendshëm që nxirrte në pah parregullsi serioze në projektet e kontrollit të përmbytjeve me vlerë shumë miliardë peso.


Këto projekte janë vënë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, pasi u dolën akuza për keqmenaxhim gjatë një periudhe shirash dhe stuhish që përmbytën qytete në të gjithë kombin e prirur ndaj fatkeqësive natyrore.


Auditimi zbuloi se nga 545 miliardë peso (9.24 miliardë dollarë) të shpenzuara që nga viti 2022, mijëra projekte ishin nën standard, të dokumentuara dobët ose inekzistente.


Disa kishin kosto identike pavarësisht se ndodheshin në vende të ndryshme, dhe vetëm 15 nga më shumë se 2000 kontraktorë të akredituar kishin siguruar 20% të buxhetit.


Zbulimi i Presidentit Markos (Marcos) shkaktoi seanca dëgjimore në Kongres, por ato ende nuk kanë dhënë rezultate, me kontraktorë, politikanë dhe zyrtarë të punëve publike që shkëmbejnë akuza për ryshfet.


Presidenti Markos (Marcos) gjithashtu formoi një komision të udhëhequr nga një ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë për të hetuar dhe ky komision ka rekomanduar akuza penale dhe administrative kundër dhjetëra individëve, përfshirë ligjvënës, dhe i ka referuar rastet Avokatit të Popullit.


Autoritetet kanë ngrirë më shumë se 6 miliardë peso në asete të lidhura me personat e implikuar dhe planifikojnë të kërkojnë konfiskimin e tyre.


Skandali ka implikuar zyrtarë dhe ligjvënës, duke ngritur dyshime rreth integritetit zyrtar në shpenzimet publike dhe duke dëmtuar besimin e investitorëve.


Rritja ekonomike u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e tretë, duke mos arritur në parashikime.


Sekretari i Planifikimit Ekonomik, Arsenio Balisakan (Balisacan), tha se rritja e pritur u pengua nga ajo që ai e quajti korrupsion tronditës, pasi një validim më i rreptë vonoi lëshimin e fondeve për projektet.


Ndërsa hetimi i komisionit vazhdon, Presidenti Markos u zotua se ata që janë përgjegjës për projektet me të meta do të burgosen para Krishtlindjeve.


Avokati i Popullit, Jesus Krispin (Crispin) Remulla, tha në një intervistë me podcastin “Facts First” të dielën se autoritetet kanë raste të gatshme për t’u paraqitur dhe kjo mund të ndodhë që këtë javë.


Marrëveshja e Parisit ka nxitur përparim të vërtetë dhe mbetet mjeti ynë më i fortë për të mbrojtur njerëzit dhe planetin.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page