TALIBANËT NDALUAN MËSIMDHËNIEN E KURSEVE UNIVERSITARE ME LIBRA TË SHKRUAR NGA GRATË | AUTORITETET KANË URDHËRUAR HEQJEN E 680 LIBRAVE NGA KURRIKULAT UNIVERSITARE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 19
- 1 min read

Kabul, Afganistan | Talibanët ndalojnë mësimdhënien e kurseve universitare nga libra të shkruar nga gratë.
Autoritetet afgane kanë urdhëruar heqjen e 680 librave nga kurrikulat universitare, duke përmendur shqetësimepër materialet që konsiderohen se shkojnë kundër Ligjit Islamik (Sheriatit) dhe politikave të talibanëve.
Midis veprave të ndaluara janë 140 tekste shkollore dhe shkrime akademike të shkruara nga gra, përfshirë një manual të titulluar: “Siguria në Laboratorin e Kimisë”.
Një anëtar i komitetit shqyrtues konfirmoi kufizimet, duke deklaruar se të gjitha librat e shkruar nga gratë nuk lejohen për mësimdhënie.
Talibanët gjithashtu nxorën jashtë ligjit 18 programe akademike, gjashtë prej të cilave përqendrohen në studimet gjinore dhe gratë, të tilla si Gjinia dhe Zhvillimi, Roli i Grave në Komunikim dhe Sociologjia e Grave.
Këto kurse u etiketuan si në kundërshtim me parimet islame dhe politikat e sistemit.
Që kur morën pushtetin, talebanët i kanë ndaluar gratë nga arsimi i lartë dhe i kanë ndaluar vajzat të ndjekin shkollën përtej klasës së gjashtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments