TAJVAN | MINISTRIA E MBROJTJES ZBULOI 23 AVIONË KINEZË DHE 10 ANIJE NË NGUSHTICË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 16
- 1 min read

Taipei, Tajvan | “Kina ka dërguar 23 avionë dhe dhjetë anije pranë Tajvanit në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të avionëve dhe anijeve të zbuluara në Ngushticë në 179 dhe 121, përkatësisht, që nga fillimi i muajit”.
Ministria e Mbrojtjes e Taipeit raportoi këtë në platformën sociale virtuale Iks (X), duke specifikuar se 21 avionë hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ) të ishullit, e cila, ka vendosur sistemet e saj të mbrojtjes nga raketat dhe ka vendosur anije dhe avionë ushtarakë për të monitoruar aktivitetet e forcave të armatosura kineze.
Pekini pretendon juridiksion mbi Tajvanin, sovraniteti i të cilit njihet nga 12 shtete në nivel global, konkretisht nga:
1- Vatikani.
2- Esvatini.
3- Tuvalu.
4- Palau.
5- Guatemala.
6- Haiti.
7- Ishujt Marshall.
8- Belize.
9- Paraguai.
10- Shën Kristoferi dhe Nevisi.
11- Shën Luçia.
12- Shën Vinsenti dhe Grenadinet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments