GAZETA KOHËRAT FINANCIARE (FINANCIAL TIMES): KRYETAR I KOMITETIT TË SHËRBIMEVE TË ARMATOSURA SENATORI ROXHËR UIKËR (ROGER WICKER) DO TË UDHËHEQË NJË DELEGACION TË KONGRESIT AMERIKAN NË TAJVAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 1
- 1 min read

Pekin, Kinë | Kina gjithmonë ka kundërshtuar me vendosmëri çdo formë shkëmbimi zyrtar midis ShBA-ës dhe rajonit të Tajvanit në Kinë.
Ky është komenti i bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Guo Jiakun mbi thashethemet se senatori republikan Roxhër Uikër (Roger Wicker) - kryetar i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura - do të udhëheqë një delegacion të Kongresit Amerikan në Tajvan në muajin gusht, raportoi enti mediatik Kohërat Financiare (Financial Times).
Kina i kërkon SHBA-së të respektojë parimin “Një Kinë” dhe tre komunikatat e përbashkëta, të ndalojë ndërhyrjen në punët e saj të brendshme nën çdo pretekst dhe të ndërpresë bashkëpunimin me forcat separatiste të pavarësisë të Tajvanit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments