LUFTANIJA AUSTRALIANE HYRI NË NGUSHTICËN E TAJVANIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Nov 24, 2023
- 1 min read
Updated: Aug 9

Taipei, Tajvan | Një anije luftarake australiane ka kaluar ujërat e ngushticës Formosa, në Tajvan, duke u nisur nga jugu. Kjo gjë është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit, në një deklaratë për shtyp.
Ky është një mision që u organizua pas udhëtimit të kryeministrit australian Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) në Kinë, i cili, u zhvillua në fillim të nëntorit: ishte vizita e parë australiane në Pekin në 7 vjet, dhe u mirëprit si shumë pozitive, për rinovimin e marrëdhëniet mes dy vendeve, të bllokuara nga një përplasje e ashpër tregtare dhe diplomatike.
Megjithatë, marrëdhëniet janë ende të tensionuara: javën e kaluar zhytësit e fregatës australiane Hmas Toowoomba u plagosën ndoshta nga hidrolokatorët e lëshuar nga një anije luftarake kineze në brigjet e Japonisë, ndërsa ata ishin të zënë me heqjen e rrjetave të peshkimit që përfunduan në helikë.
Anija kineze ishte në ujërat ndërkombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments