top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SULM TERRORIST ME THIKË NË BAVARI: TË PAKTËN DY TË VDEKUR + DISA TË PLAGOSUR | U ARRESTUA NJË AFGAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 22, 2025
  • 1 min read

Bavari, Republika Federale e Gjermanisë | Dy veta kanë vdekur, duke përfshirë ndoshta një fëmijë, në një sulm me thikë në Aschaffenburg, Bavari.

 

Këtë e raporton enti mediatik gjerman “Bild”.

 

Sulmi ndodhi në parkun Shontal (Schöntal), në qendër të qytetit.

 

Sipas të dhënave paraprake disa persona kanë mbetur të plagosur rëndë.

 

Policia gjermane tha se kishte arrestuar një person që dyshohet se është përgjegjës për sulmin dhe se nuk ka të dyshuar të tjerë për momentin.

 

Arsyet e sulmit janë ende të paqarta. Lëvizja e trenit u bllokua sepse i dyshuari tentoi të arratisej nëpër shina.


Lajm në përditësim, …👇👇👇

 

Autoritetet arrestuan një 28-vjeçar afgan.

 

Ai dyshohet se ka sulmuar me thikë disa persona, duke vrarë një 41-vjeçar dhe një fëmijë dy-vjeçar, si dhe ka plagosur rëndë dy persona të tjerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page