PRESIDENTI EMANUEL MAKRON: VRASJA E MARSHALLIT FRANCEZ NË ERBIL ËSHTË E PAPRANUESHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Paris, Francë | “Një ushtar francez u vra gjatë një sulmi në rajonin Erbil të Irakut”.
Kështu njoftoi Presidenti Emanuel Makron në rrjetin social virtual Iks (X) - duke specifikuar se viktima është Marshalli Arnod (Arnaud) Frion i Batalionit të 7-të të Gjuetarëve Alpinë … .
“Familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella dhe solidaritetin e kombit.
Disa nga ushtarët tanë u plagosën.
Franca qëndron pranë tyre dhe familjeve të tyre.
Ky sulm kundër forcave tona, të cilat kanë luftuar ISIS-in që nga viti 2015, është i papranueshëm.
Prania e tyre në Irak është pjesë e luftës kundër terrorizmit. Lufta në Iran nuk mund të justifikojë sulme të tilla”, tha Presidenti Makron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments