IRAN | SHPËRTHIM I MADH NË TEHERAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Televizioni shtetëror iranian raportoi për një shpërthim të fuqishëm në një shesh të Teheranit, ku do të zhvilloheshin demonstrata.
Pamjet e botuara nga enti mediatik shtetëror “IRIB” tregojnë kolona të dendura tymi që ngrihen mbi qytet.
“Midis atyre që morën pjesë në marshimet protestuese që shënojnë Ditën e Al-Kudsit thuhet se është të paktën një zyrtar i lartë, Ali Larijani, kreu i Këshillit të Sigurisë së Iranit”, raporton “Sky News UK”.
Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve “Tasnim” pretendoi se shpërthimi ishte rezultat i një sulmi bombardues amerikano-izraelit, i cili, kishte në shënjestër një zonë në jug të rrugës “Enghelab”, një rrugë qendrore e Teheranit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments