top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STUDENTJA ITALO-MAROKENE E DEKORUAR NGA DHOMA E DEPUTETËVE ITALIANË RA VIKTIMË E NJË SULMI RACIST.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 11, 2023
  • 2 min read

Updated: May 12, 2023



Bolonja, Itali | Ditët e fundit, studentja nga Modena Ikram Jarmouni, ka marrë në Dhomën e Deputetëve italianë çmimin “Youth America Award”, për talentin universitar’. Ndërsa ajo ishte në rrugë e sipër për të arritur në kryeqytet, për në Romë, me qëllim që të mërrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ajo ra viktimë e një sulmi verbal me karakter racist, i motivuar nga ngjyra e saj e lëkurës, akt i cili ndodhi në trenin që ishte drejtuar për në Romë, me të cilin ajo po udhëtonte me një mikun e saj.


Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë studentesha 22 vjeçare nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin e saj shoqëror Instagram.


E lindur në Modena dhe me origjinë marokene, aktiviste e të Drejtave të Njeriut dhe studente master në të Drejtat e Njeriut dhe në Qeverisje Shumënivelëshe në Universitetin e Padovës.


“Të hënën e 8 majit – shkruan ajo në rrjetet sociale – jam vlerësuar si studente italiane e ekselencës nga Parlamenti.


Në të njëjtën ditë, ndërsa isha në trenin për në Romë, më sulmuan, më fyenin dhe më kërcënuan me vdekje për ngjyrën e lëkurës. As policia dhe as drejtuesit e trenit - shton ajo - nuk ndërhynë, pavarësisht se i thirrën urgjentisht të dy.


Nuk është bërë asnjë përpjekje për identifikim e agresorit.


Ai mund të jetë i armatosur. Kjo mund të ishte një masakër. Por kjo është Italia.


Në videon që e reja rilançoi në Instagram, shohim një burrë, të rrethuar nga pasagjerë të tjerë që e ftojnë të ndalojë, i cili i drejtohet të resë me epitete vulgare dhe fyese, madje me sfond racor, duke i bërtitur disa herë cigane dhe me kërcënime verbale të tipit: do të të thyej surratin.

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page