SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: MARRËVESHJA E SHBA-ës ME NARKOTRAFIKANTIN EL ÇAPO SHKAKTOI DHUNË NË SINALOA.

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum kritikoi sot përsëri marrëveshjen midis autoriteteve amerikane dhe fraksionit të narkotrafikantit Zhoakuin Guzman (i njohur rëndom si El Çapo) në Kartelin Sinaloa, e cila çoi në dorëzimin e narkotrafikantit Ismael Zambada (i njohur rëndom si El Maio) te autoritetet amerikane më 25 korrik të vitit 2024.
“Shkakuoi një përçarje të brendshme brenda kartelit dhe gjeneroi shumë dhunë në Sinaloa dhe gjetkë, një rrethanë që nuk do të kishte ndodhur nëse autoritetet meksikane do të kishin qenë të përfshira gjithashtu.
Ne supozojmë se ka pasur ndërhyrje të ShBA-ës në atë operacion për të cilin nuk ishim të informuar, dhe rezultati do të kishte qenë shumë i ndryshëm nëse qeveria meksikane do të kishte vepruar”, tha presidentja Sheinbaum.
Presidentja Sheinbaum më pas theksoi se Meksika nuk është në dijeni të kontradiktës midis versionit të ngjarjeve të autoriteteve amerikane që pretendojnë se narkotrafikanti Zambada përfundoi në ShBA-ës rastësisht dhe faktit se aeroplani që e mbante tani po shfaqet si një trofe në një muze të FBI-së.
“Do të flasim me Trampin (Trump) për këtë në kohën e duhur”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments