KUBË | KËNGËTARI REPER DHE DISIDENTI POLITIK MAIKEL (MAYKEL) OSORBO U DENONCUA I ZHDUKUR; FLITET SE E MORI SIGURIMI I SHTETIT PËR BISEDË INFORMATIVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Havanë, Kubë | Këngëtari reper dhe disidenti Maikel Kastilo Perez (Maykel Castillo Pérez) i njohur si edhe si Maikel (Maykel) Osorbo, u mor nga burgu Kilo 8 në provincën e Pinar del Rio-s dhe që atëherë është zhdukur.
Raporti i zhdukjes u botua nga veprimtarja Anameli (Anamely) Ramos, e cila pretendoi se familja e saj nuk ishte informuar për transferimin e tij të mundshëm.
Anëtar i Lëvizjes San Isidro dhe një nga interpretuesit e “Patria y Vida”, kënga ikonike e protestave të 11 korrikut 2021, që fituan çmimin “Kënga e Vitit” në çmimet Latine Grammy, reperi Osorbo është ndaluar midis muajit maj të vitit 2021 dhe vitit 2022 dhe është dënuar me nëntë vjet burg për shpërfillje të gjykatës, çrregullime publike dhe shpifje ndaj institucioneve.
OJQ-të dhe Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut (IACHR) e kanë quajtur vazhdimisht ndalimin e tij arbitrar, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.
Ky rast vjen pas atij të artistit dhe udhëheqësit të Lëvizjes San Isidro, Luis Manuel Otero Alkantara, i cili u mor gjithashtu nga burgu Guanajai disa orë para përfundimit të dënimit të tij dhe vendndodhja e të cilit mbetet e panjohur.
Komiteti i Kombeve të Bashkuara kundër Zhdukjeve me Forcë ka filluar një procedurë emergjente në rastin e tij, duke u bërë thirrje autoriteteve kubaneze të japin informacion mbi vendndodhjen e tij dhe të garantojnë të drejtat e tij themelore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments