top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STAMBOLL | NJË FAMILJE GJERMANO-TURKE ME 4 ANËTARË MBETI E VDEKUR NË NJË HOTEL; 11 TË SHOQËRUAR PËR INTERVISTIM POLICOR; 4 TË ARRESTUAR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 19
  • 1 min read
ree

Stamboll, Turqi | Një familje gjermane me origjinë turke ka vdekur në një hotel në Stamboll pas një helmimi (dyshohet).


Katër anëtarët, një baba, një nënë dhe dy fëmijët e tyre, u sëmurën papritur gjatë qëndrimit të tyre në hotel.


Pasi u shtruan në spital, dy fëmijët vdiqën të parët, ndërsa nëna vdiq më pas; burri i saj të nesërmen.


Mediat turke raportuan se njëmbëdhjetë subjekte janë ndaluar si pjesë e hetimit të nisur nga autoritetet.


Urdhëra arresti janë lëshuar tashmë për katër prej tyre.


Individët e përfshirë besohet se janë të lidhur me shitjen e produkteve ushqimore të dyshuara si të kontaminuara, megjithëse hetimet e kryera deri më tani nuk e kanë sqaruar përfundimisht burimin e helmimit.


Vdekjet mund të lidhen me kontaktin me një insekticid të përdorur për dezinfektimin e hotelit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page