top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TURQI | 6 GAZETARË TË SHQUAR U THIRRËN PËR INTERVISTIM POLICOR TË KONSIDERUAR SI TË PËRFSHIRË NË RAPORTIME TË RREME MBI KRYETARIN E BURGOSUR TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EKREM IMAMOGLU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
ree

Ankara, Turqi | Gjashtë gazetarë të shquar turq janë thirrur për të dëshmuar para policisë në lidhje me akuzat penale se kanë përhapur informacione të rreme në raportet rreth kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, i cili, është edhe kryetari i opozitës.


Zyra e kryeprokurorit në Stamboll tha se policia ishte udhëzuar të merrte deklaratat e gazetarëve si pjesë e një hetimi mbi organizatën kriminale Imamoglu për qëllime fitimi, një referencë për kryebashkiakun Ekrem Imamoglu.


Një deklaratë nga prokurorët tha se gazetarët u morën në pyetje me akuzat për përhapje publike të informacionit të rremë dhe ndihmë ndaj një organizate kriminale.


Nuk u sqarua nëse gazetarët u akuzuan zyrtarisht apo përballen me akuza të mundshme.


Kryetari Imamoglu dhe dhjetëra zyrtarë nga bashkia e Stambollit u arrestuan në muajin mars për akuza për korrupsion.


Kryetari i bashkisë është mbajtur në burg që atëherë. Ai ende nuk është gjykuar për akuzat për korrupsion.


Kryetari Imamoglu, i cili, përfaqëson Partinë Popullore Republikane ose CHP, partinë kryesore opozitare, konsiderohet si sfiduesi kryesor i sundimit 22-vjeçar të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.


Arrestimi i tij çoi në protestat më të mëdha në rrugë në më shumë se një dekadë.


Nënkryetari i partisë opozitare CHP, Burhanettin Bulut, tha se policia mbërriti në shtëpitë e gazetarëve në mëngjes herët dhe u konfiskoi aparatet telefonikë të lëvizshëm.


Ky ‘paraburgim de facto’ është një kërcënim i qartë që synon frikësimin, heshtjen dhe shtypjen e të gjithë opozitës dhe shtypit të lirë”, tha z. Bulut.


Ky presion sistematik mbi shtypin në Turqi tani është shndërruar në një gjueti shtrigash”, shtoi ai.


Rasti i korrupsionit është një nga shumë çështjet penale kundër Kryetarit Imamoglu që mund ta çojnë atë në dënimin me burg dhe ndalimin e aktivitetit politik.


Një tjetër çështje penale kundër tij, e nisur më 27 tetor, e konsideron të përfshirë në spiunazh politik.


Zyra e prokurorit të Stambollit i identifikoi gazetarët si Soner Yalcin, Saban Sevinc, Asli Aydintasbas, Rusen Cakir, Yavuz Oghan dhe Batuhan Colak.


Të gjithë ata kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e çështjeve kundër Kryetarit Imamoglu, të cilat, shumë i konsiderojnë të motivuara politikisht.


Qeveria turke thotë se gjykatat po veprojnë në mënyrë të pavarur.


Sipas indeksit të lirisë së shtypit për vitin 2025 të Reporterëve pa Kufij, Turqia renditet e 159-ta nga 180 vende.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page