TURQI | KRYETARIT TË BURGOSUR TË BASHKISË SË STAMBOLLIT EKREM IMAMOGLU IU SHQIPTUA NJË TJETËR URDHËR ARRESTI LIDHUR ME SHKELJE PENALE TË PARASHIKUAR SI SPIUNAZH POLITIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 2 min read

Ankara, Turqi | Një gjykatë turke lëshoi të hënën një urdhër të ri arresti për kryebashkiakun e burgosur të Stambollit, Ekrem Imamoglu, nën dyshimin për spiunazh politik, duke shënuar një fazë të re në një goditje të paprecedentë ndaj kundërshtarëve të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Nuk është e pazakontë që gjykatat turke të lëshojnë urdhra zyrtarë arresti për njerëzit që janë tashmë në paraburgim kur nis një hetim i ri penal paraprak.
Kritikët thonë se gjykatat janë të politizuara, një akuzë e hedhur poshtë nga qeveria, e cila, thotë se ato janë të pavarura.
Disa analistë thanë se masa kundër z. Imamoglu, rivalit kryesor politik të Presidentit Erdogan, mund të çojë në marrjen e kontrollit nga shteti të Bashkisë së Stambollit, i cili, është qyteti më i madh i Evropës.
Hetimi penal paraprak për spiunazh shënon një përshkallëzim të një goditjeje ligjore njëvjeçare ndaj Partisë Republikane Popullore (CHP) kryesore të opozitës.
Z. Imamoglu dhe partia e tij po përballen tashmë me një sërë akuzash që ata i mohojnë.
Z. Imamoglu gjendet në burg që nga muaji mars në pritje të gjyqit për akuza të veçanta penale për korrupsion, dhe gjithashtu mori një dënim të ri me burg në muajin korrik për fyerje dhe kërcënim ndaj kryeprokurorit të Stambollit.
“Vendimi i fundit i gjykatës akuzon z. Imamoglu për përfshirje në korrupsion për të mbledhur fonde për kandidaturën e tij presidenciale dhe për spiunazh për të siguruar mbështetje ndërkombëtare”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.
Z. Imamoglu i hodhi poshtë akuzat e reja në një deklaratë nga burgu të premten dhe përsëri në gjykatë të dielën.
“Shpifje, gënjeshtra dhe konspiracion të tillë as nuk do t'i kalonin ndërmend djallit”, tha ai në rrjetin social virtual Iks (X).
Një padi nga gjykata mund t’i hapë rrugën guvernatorit të emëruar nga shteti të Stambollit që të marrë kontrollin e qytetit.
Analisti i “GlobalSource Partners”, Atilla Jesilada (Yesilada), tha se ministria e brendshme ka autoritetin për të shkarkuar z. Imamoglun dhe për ta zëvendësuar atë me një administrator.
Agjencia turke e lajmeve “Anadolu” tha se një gjykatë e Stambollit kishte lëshuar urdhrin e arrestit brenda natës për z. Imamoglu dhe dy të tjerë, përfshirë z. Merdan Janardag (Yanardag), kryeredaktorin e kanalit televiziv të lajmeve “Tele1”.
Opozita fitoi njëfarë lehtësimi nga presioni të premten, pasi një gjykatë tjetër rrëzoi një përpjekje për të rrëzuar udhëheqësin e CHP-së dhe për të anuluar kongresin e saj të vitit 2023.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments