top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SPAK-u KËRKON ARRESTIMIN E FATMIR TROPLINIT | E AKUZON SE KA GISHT NË SULMIN ME MINË TË TELEKOMANDUAR NDAJ PRENG GJINIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 18, 2024
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Z. Fatmir Troplini (një nga personat e shpallur në kërkim policor) dyshohet si i përfshirë në sulmin e dështuar kriminal ndaj z. Preng Gjini, në 15 shtator të vitit 2020.

 

Z. Troplini i cili në qarqet e agjenturës së krimit ordiner njihet edhe si “Miri i Pojes” akuzohet se ka planifikuar sulmin kriminal me minë të telekomanduar ndaj z. Gjini, për llogari të një familjeje kriminale nda Elbasani me mbiemër Reçi.

 

400 gram tritol (C4) ishte vendosur në pjesën e poshtme të automjetit që drejtonte z. Gjini.

 

Shpërthimi u krye ku ai gjendej mbi një nga urat e lumit Lana, te vendi i njohur rëndom si ish-stacioni i Fundit i Tiranës së Re.

 

Për shkak të shpërthimit u plagosën lehtë dy kalimtarë - një qytetar italian dhe një i mitur.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page