top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SONTE TRANSMETOHET INTERVISTA E PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) TE “NBC NEWS” - “MEET THE PRESS WITH KRISTEN WELKER”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 7 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump) tha në një intervistë televizive se nuk e di nëse duhet ta respektojë Kushtetutën e ShBA-ës, dokumentin themelues ligjor të vendit.

 

Nuk e di”, tha presidenti kur u pyet nga prezantuesja e transmetuesit televiziv “NBC News” - “Meet the Press with Kristen Welker” nëse besonte se duhej të respektonte ligjin më të lartë të vendit, sipas fragmenteve nga intervista që do të transmetohet sonte.

 

I pyetur konkretisht nëse qytetarët amerikanë, si dhe jo-qytetarët, meritojnë një proces të rregullt ligjor, siç parashikohet nga Kushtetuta e ShBA-ës, Trump u përgjigj: “Unë nuk jam avokat. Nuk e di”.

 

Prezantuesja Welker e pyeti presidentin Tramp (Trump) nëse ai ishte dakord me sekretarin e Shtetit Marko (Marco) Rubio, i cili, tha muajin e kaluar se padyshim të gjithë amerikanët kanë të drejtë për një proces të rregullt ligjor, i cili, në përgjithësi kërkon që qeveria të njoftojë dhe të japë një seancë dëgjimore përpara se të ndërmarrë veprime të caktuara ligjore negative.

 

Nuk e di. Nuk jam avokat. Nuk e di”, tha presidenti tramp (Trump), duke shtuar se një kërkesë e tillë do të thoshte se do të na duhej të kishim një milion, 2 milionë, 3 milionë gjyqe.

 

Megjithatë, presidenti Tramp (Trump) tha se avokatët e tij padyshim do të ndjekin atë që ka vendosur Gjykata e Lartë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page