MINISTRI IRANIAN I MBROJTJES AZIZ NASIRZADEH: NËSE NA SULMOJNË SHBA-ës DO TË KUNDËRPËRGJIGJEMI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Teheran, Iran | Ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nasirzadeh, paralajmëroi ShBA-ës, duke thënë se nëse sulmohemi ose na imponohet një luftë, ne do të përgjigjemi me forcë.
Kjo u raportua nga agjencia iraniane e lajmve “Mehr”.
“Ne do të sulmojmë interesat dhe bazat e tyre, dhe nuk do të ngurrojmë dhe nuk do të shohim ndonjë kufizim në këtë drejtim”, theksoi gjenerali Nasirzadeh.
“Ne nuk jemi armiq të vendeve fqinje dhe ata janë vëllezërit tanë, por bazat amerikane në territorin e tyre do të jenë objektivat tona”, paralajmëroi ai.
Deklarata vjen pasi Izraeli tha se çdo përgjigje ndaj sulmit të rebelëve Huthi do të ishte në koordinim me ShBA-ës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments