HUTHITË: DO TË NDËRMARRIN SULME TË REJA USHTARAKE NDAJ AEROPORTEVE IZRAELITE; U KËRKUAN KOMPANIVE AJRORE TË NDALOJNË FLUTURIMET NË IZRAEL | KRYEMINSITRI BENJAMIN NETANJAHU PREMTOI KUNDËRPËRGJIGJE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 6 hours ago
- 1 min read

Sanna, Jemen | Rebelët Huthi të Jemenit kanë njoftuar sulme të reja ndaj aeroporteve izraelite dhe u kanë bërë thirrje linjave ajrore të anulojnë fluturimet e tyre për në Izrael, disa orë pasi një raketë e lëshuar nga territori i tyre ndërpreu përkohësisht trafikun ajror në aeroportin kryesor të Izraelit.
“Forcat e armatosura jemenase do të synojnë aeroportet (izraelite), veçanërisht atë në Lod, të quajtur Ben Gurion, pranë Tel Avivit”, tha zëdhënësi ushtarak Jahja Sari (Yayha Saree) në një deklaratë, duke u bërë thirrje të gjitha linjave ajrore ndërkombëtare ta marrin në konsideratë këtë deklaratë që nga momenti që u njoftua dhe u publikua, duke anuluar fluturimet e tyre drejt aeroporteve armike në Izrael.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments