SHEFI I SHTABIT TË USHTRISË SË IZRAELIT (IDF) EIAL (EYAL) ZAMIR: NUK DO TA LËMË GAZËN TË VDESË NGA URIA; NDIHMA DUHET TË VIJË SË SHPEJTI | PARALAJMËROI KRYEMINISTRIN BENJAMIN NETANJAHU DHE MINISTRAT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 7 hours ago
- 1 min read

Tel Aviv, Izarel | “Nuk do ta lëmë Gazën të vdesë nga uria, ndihma duhet të mbërrijë së shpejti”.
Shefi i Shtabit, Eial (Eyal) Zamir, bëri deklaratën para mbledhjes së kabinetit të sigurisë politike, duke paralajmëruar kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe ministrat për vonesën në mbërritjen e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës, siç u raportua nga programi i lajmeve në televizionin publik Kan.
Deri më tani, ministrat kanë qenë të palëkundur në refuzimin e tyre për të lejuar që çdo ndihmë të kalojë në Rripin e Gazës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários