top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SLLOVENI: MINISTRIA E JASHTME THËRRET AMBASADORIN RUS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 20, 2024
  • 1 min read

Lubjanë, Slloveni | Ministria e Jashtme sllovene ka thirrur për bisedime ambasadorin rus në Lubjanë, Timur Eivazov (Eyvazov), pas vdekjes së udhëheqësit të opozitës ruse Aleksei Navalni (Alexei Navalni).

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia sllovene e lajmeve Sta.

Sllovenia i shprehu ambasadorit rus Eivazov shqetësimin dhe indinjatën e saj për vdekjen e z. Navalni, ndërsa ministrja e Jashtme sllovene Tanja Fajon tha se ajo përsëriti se presidenti rus Vladimir Putin është përgjegjës për vdekjen e udhëheqësit të opozitës.

Kjo është raportuar nga agjencia sllovene e lajmeve Sta.

Ljubljana gjithashtu i ka kërkuar Rusisë të pranojë një hetim ndërkombëtar dhe të pavarur për rrethanat e vdekjes së z. Navalni.

Ljubljana kritikoi gjithashtu Moskën për arrestimet e njerëzve që i bënë haraç z. Navalni, duke u bërë thirrje autoriteteve ruse t'i lirojnë ata, së bashku me të gjithë të burgosurit politikë, që kishin të njëjtin fat si z. Navalni.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page