SLLOVAKI: QEVERIA MIRATON NJË PLAN PËR NDËRTIMIN E NJË REAKTORI TË RI BËRTHAMOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 16, 2024
- 1 min read
Bratisllavë, Sllovaki | Qeveria e Sllovakisë ka miratuar planin për të ndërtuar një reaktor të ri bërthamor me kapacitet 1200 megavat në lokacionin Jaslovske Bohunice.
Kështu ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Tasr”.
Ekzekutivi ka udhëzuar zëvendëskryeministren dhe ministren e ekonomisë Denise Sakova që të paraqesë një draft të kërkesave për ndërtim deri më 31 tetor 2024.
Drafti duhet të përfshijë gjithashtu kohën, mbulimin financiar, procedurën për përzgjedhjen e investitorit dhe teknologjinë që do të miratohet.
Kryeministri sllovak Robert Fiko (Fico) sinjalizoi pardje interesin e qeverisë së tij për ndërtimin e një blloku të ri bërthamor.
“Ne duam të përdorim infrastrukturën ekzistuese bërthamore në Jaslovske Bohunice sepse do të shkurtojë ndjeshëm procedurat dhe do të na lejojë të ecim përpara me vendime që përndryshe do të duheshin vite”, shpjegoi kryeministri Fiko (Fico).
Sipas vlerësimeve, konsumi i energjisë elektrike në vend mund të rritet me 80 për qind gjatë njëzet viteve të ardhshme, kujtoi shefi ekzekutiv. Për më tepër, disa reaktorë do të hiqen.
“Ne duhet të kemi një burim jo vetëm efikas, por edhe nën kontrollin e shtetit. Kjo do të na lejojë të menaxhojmë situatat e krizës”, shtoi kryeministri.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












