top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SKRAPAR: U ARRESTUA ASTRIT BAJA | KULTIVUES HASHASHI: ISHTE DËNUAR EDHE NË BRITANI PËR KULTIVIM HASHASHI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 18, 2024
  • 1 min read

Skrapar, Shqipëri | Në vijim të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Territor i pastër”, është finalizuar gjatë natës së djeshme operacioni policor i koduar “Rehova”.

 

Ka qenë një hetimi proaktiv disa mujor, i inicuar nga prokuroria Albiona Papajani, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, ajo që ka vënë në vëzhgim disa mujor aktivitetin kriminal të 27-vjeçarit Astrit Baja.

 

Proçedimi penal 251/2024, u drejtua nga prokuroria Papajani, disa muaj pas deportimit të z. Bajës nga Britania e Madhe, ku ai ishte arrestuar së bashku me një shqiptar tjetër në muajin prill të vitit 2023 në një “shtëpi bari”, ku bima nakotike e gjetur atje kushtonte rreth 100000 paund.

 

Sinjalizimet e mbërritura pranë organit të akuzës, konfirmonin faktin se Astrit Baja e kishte kthyer pyllin e fshatin Rehovë në tokë narkotikësh, ku pas aksionit “blic” të policisë u gjetën dhe u sekuestruan nëpërmjet djegies 287 fidanë cannabisi (në kubikë dhe në tokë).

 

Gjatë operacionit policor në fshatin Rehovë rezultoi se 27-vjeçari Astrit Baja kishte përgatitur disa vende në zonën e pyllëzuar, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike si dhe se kishte kultivuar në kubikë dhe në tokë, 287 fidanë hashashi (kannabisi).

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page