SIPAS KRYETARES SË AIDSSH JANË DEKLASIFIKUAR AFËRSISHT 75000 DOKUMENTE TË ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 13, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula raportoi sot në Kuvendin e Republikës për veprimtarinë e institucionit nën drejtimin e saj për periudhën kohore që i korrespondon vitit 2022. Gjatë fjalës së saj ajo tha se “gjatë vitit 2022, janë 210 kandidatë apo zyrtarë të verifikuar, nga të cilët, 6 figurojnë në dokumentet e ish-Sigurimit.” Sipas saj: “Ka pasur 65 kërkesa institucionale, 555 aplikime individuale, 9 kërkesa për bashkëpunëtorë, 295 kërkesa për qëllime rehabilitimi e dëmshpërblimi dhe për pajisjen me vërtetim për periudhën e internimit apo burgimit; 122 kërkesa studimore e mediatike, me 463 dosje të vëna në dispozicion, me rreth 60771 faqe. Janë deklasifikuar 74579 fletë dokumente arkivore, dixhitalizuar 1019 dosje fizike dhe 175 dosje të mikrofilmuara, me total dokumente arkivore dhe mikrofilma në 155844 fletë të digjitalizuara.” Përveç të tjerash znj. Sula tha se “Gjatë vitit 2022 u intensifikua bashkëpunimi me institucionet qeveritare për qartësimin e fatit të të zhdukurve në komunizëm, dhe njëkohësisht puna për deklasifikimin e dosjeve, duke përjashtuar ato që cenojnë sigurinë kombëtare, dhe po vijon puna me digjitalizimin e tyre.” “Janë deklasifikuar gjithsej rreth 75.000 dokumente arkivore. Me ndryshimet ligjore, pritet një pesëfishim i dokumenteve të deklasifikuara”, deklaroi ajo. Shqipëria është tashmë pjesë e Rrjetit Evropian të Institucioneve të ish-Policive Sekrete dhe vijon të jetë e pranishme si anëtare vëzhguese e ENRS. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments