top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SI U NDËRTUAN RRUGËT E ROMËS SË LASHTË?

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 17, 2023
  • 2 min read

Romë, Itali | Roma planifikoi dhe ndërtoi një rrjet rrugësh me teknologji dhe shtrirje që asnjë qytetërim tjetër nuk e kishte bërë ndonjëherë.


Kalimi i fushave, kapërcimi i vargmaleve dhe maleve, ngritja në argjinatura, ose çmontimi i shkëmbinjve, aq sa duhej për rrugën drejt destinacionit, ishin sfidë për romakët.


Rrugët romake arritën një shtrirje prej 120000 kilometrash, të shpërndara në tre kontinente.


Ekuivalenti i dy udhëtimeve nëpër botë.


Rrjeti rrugor ndihmoi në zhvillimin e teknologjisë romake të ndërtimit, dhe detajeve të mahnitshme rreth dizajnit, funksionalitetit, dhe efikasitetit të avancuar të karrocave romake.


Rrugët romake që lidhnin qytetet e tyre kishin një sipërfaqe prej zhavorri.


Si u ndërtuan rrugët romake?


Dheu i themelit.

Në varësi të terrenit, ndërtuesit ose gërmuan gropa në tokë të sheshtë, ose instaluan mbështetëse speciale në vendet ku toka u ulej.


Toka më pas ngjishej dhe nganjëherë mbulohej me rërë ose llaç për të siguruar një bazë të qëndrueshme për shtresat e shumta sipër.


Statumen.

Një shtresë që ishte hedhur në tokë themeli të ngjeshur, i përbërë nga blloqe të mëdha guri të ashpër. Çarjet midis pllakave do të lejonin kullimin e ujit. Trashësia e kësaj shtrese varionte nga 25 deri në 60 cm.


Rudus.

Një shtresë 20 cm e trashë e përbërë nga shkëmbi i grimcuar me diametër rreth 5 cm në llaç çimentoje.


Bërthama.

Një shtresë bazë betoni e bërë nga çimento, rërë dhe zhavorr, e cila, ishte rreth 30 cm e trashë.


Summum dorsum.

Shtresa përfundimtare e përbërë nga blloqe të mëdha shkëmbore 15 cm të trasha.


Por më shpesh, rëra e imët, zhavorri ose dheu përdorej në shtresën e sipërme, në varësi të burimeve të disponueshme në dispozicion të punëtorëve.


Kjo shtresë duhet të ishte e butë dhe e qëndrueshme në të njëjtën kohë. Rrugët e asfaltuara ishin shumë të shtrenjta, dhe zakonisht rezervoheshin për seksione të vendosura pranë, dhe brenda qyteteve të rëndësishme.


Kur përdorej trotuari (pavimentum), në afërsi të Romës përdoreshin zakonisht kalldrëme të mëdhenj të lavës së bazaltit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page