SHËN PAL; REPUBLIKA FEDERALE E BRAZILIT | ORGANIZATAT KOMUNISTE DOLËN NË PROTESTË KUNDËR PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRAMP) DHE ISH-PRESIDENTIT JAIR BOLSONARO; DOGJËN FLAMURIN AMERIKAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 3
- 1 min read
Updated: Aug 9

Shën Pal, Brazil | Sindikatat, lëvizjet studentore dhe organizatat e krahut të majtë protestuan dje në disa qytete braziliane kundër rritjes së tarifave doganore të vendosura ndaj Brazilit nga Presidenti amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).
“Protesta kryesore - por me pak pjesëmarrje, sipas entit mediatik ‘Folha de S.Paulo’, gazetës më të madhe të vendit - u zhvillua përpara Konsullatës së Përgjithshme të ShBA-ës në Shën Pal (São Paulo)”.
Protestuesit mbanin pranga dhe maska të ish-presidentit brazilian të krahut të djathtë Jair Bolsonaro dhe të Presidentit Tramp (Trump).
Kukullat e dy politikanëve u dogjën së bashku me flamurin amerikan.
Protestues të tjerë mbanin uniforma burgu, një referencë për gjyqin e ish-Presidentit Bolsonaro për një përpjekje të dyshuar për grusht shteti.
Kritikat janë shtrirë deri te vendosja e fundit e sanksioneve kundër gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Aleksandre (Alexandre) de Moraes sipas Aktit Magnitsky.
Duke folur për entin mediatik “CNN”, znj. Bianka (Bianca) Borges, presidente e Unionit Kombëtar të Studentëve (UNE), argumentoi se rritja e tarifave është shantazh ekonomik kundër vendit tonë dhe deklaroi se qëllimi i protestës është të mbrojë sovranitetin kombëtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments