SHUMICA E MAJTË E PARLAMENTIT PORTUGEZ MIRATOI LIGJIN E EUTANAZISË (LIGJIN PËR VDEKJEN E NDIHMUAR).
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 12, 2023
- 1 min read

Lisbonë, Portugali | Në Portugali, parlamenti miratoi ligjin për eutanazinë. Këtë herë, Presidenti i Republikës nuk do ta kundërshtojë dot miratimin e tij, sepse parlamenti portugez e votoi sërish dhe pa modifikime tekstin e ligjit për vdekjen e asistuar nga mjekët, ligj për të cilin Presidenti i Republikës Portugeze, Marçelo Rebelo de Suza (Marcelo Rebelo de Sousa), kishte vënë veton më 19 prill. Që nga marsi i vitit 2021, kur Gjykata Kushtetuese portugeze hodhi poshtë tekstin e parë legjislativ për eutanazinë si duke e konsideruar si "tepër të papërcaktuar" në përkufizim, ligji është hedhur poshtë katër herë: dy herë nga gjyqtarët kushtetues, dhe dy herë nga Presidenti i Republikës. Hera e fundit ishte në më pak se një muaj më parë, Këtë herë, megjithatë, presidenti portugez nuk do të jetë më në gjendje ta refuzojë atë dhe ka tetë ditë për ta dekretuar (shpallur publikisht si ligj të pranueshëm). Mbetet mundësia që deputetët e opozitës t'i kërkojnë Gjykatës edhe një opinion tjetër. Në fakt, një pjesë e madhe e partisë kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Social Demokratët, votuan kundër, së bashku me partinë e ekstremit të djathtë Chega, Partinë Komuniste dhe katër deputetë socialistë. Partia Socialiste, Nisma Liberale, Blloku i Majtë, një pjesë e vogël e deputetëve socialdemokratë, dhe deputetët e vetëm të partisë për të drejtat e kafshëve, Pan, dhe partisë së majtë Livre votuan pro.

___.png)












Comments