top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PARTIA KOMUNISTE NGRITI DUART PËRPJETË; NUK KA LETËR TË BOTOJË GAZETËN “GRANMA” (ORGANIN E SAJ PROPAGANDISTIK).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Havanë, Kubë | Kriza strukturore me të cilën përballet Kuba ka goditur rëndë edhe gazetat shtetërore, përfshirë organin e Partisë Komuniste, i cili, duke filluar nga nesër do të botohet vetëm një herë në javë.


Vendimi i Byrosë Politike të Komitetit Qendror motivohet nga mungesa e madhe e burimeve, veçanërisht karburantit dhe letrës, e përkeqësuar nga ndërprerjet e energjisë elektrike dhe vështirësitë logjistike.


Përveç gazetës “Granma” edhe “Juventud Rebelde” do të botojë gjithashtu një botim të shtypur javor me tetë faqe, ndërsa gazetat shtetërore provinciale do të ndalojnë plotësisht shtypjen.


Qeveria ia atribuon masën forcimit të bllokadës ekonomike, por vendimi pasqyron vite vështirësish në sistemin e prodhimit dhe furnizimin me inpute thelbësore.


Autoritetet tani synojnë të forcojnë versionet dixhitale të medias shtetërore, duke ofruar qasje falas në faqet e tyre të internetit, përfshirë në telefonat celularë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page