top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | U ZBULUA VARR MASIV ME MBI NJË MIJË ESHTRA; DYSHOHEN SE JANË VIKTIMA Tԯ KARTELEVE TË DROGËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 3 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Më shumë se 1000 fragmente kockash njerëzore janë gjetur pranë një liqeni në Qytetin e Meksikos, sipas autoriteteve dhe një grupi vullnetarësh të të afërmve të personave të zhdukur, vetëm disa javë para se qyteti të jetë gati të presë ndeshjet e Kupës së Botës 2026.


Është një tjetër kujtesë e zymtë e dhunës që ka prekur vendin për shkak të luftës kundër drogës.


Zbulimi u bë pranë Liqenit Calko (Tsalko), në një zonë në lindje të kryeqytetit.


Një grup familjesh që kërkonin të afërmit e tyre të zhdukur folën për një realitet katastrofik dhe një krizë mjeko-ligjore me përmasa të pallogaritshme.


Siç vunë në dukje ata në deklaratën e tyre, autoritetet duan që çështja të kalojë pa u vënë re, por familjet kërkojnë që e gjithë bota të dijë për tragjedinë që po zhvillohet në kryeqytetin e vendit.


Autoritetet bashkiake filluan zhvarrosjen e vendit javën e kaluar, me zyrën e prokurorit që njoftoi se u gjetën rreth 300 fragmente kockash, të cilat, mund t'u përkasin tre personave.


Megjithatë, grupi i vullnetarëve pretendon se numri i vërtetë tejkalon 1000, duke vënë në dukje se ato u gjetën edhe në zona që ishin kontrolluar tashmë nga agjencitë shtetërore.


Ky zbulim i shtohet një tabloje tashmë dramatike: që nga viti 2006, kur qeveria meksikane vendosi forca ushtarake për t'u përballur me kartelet e fuqishme të drogës, më shumë se 480 mijë njerëz kanë humbur jetën, ndërsa 130 mijë të tjerë janë të zhdukur.


Një panel ekspertësh i OKB-së e ka përshkruar krizën e personave të zhdukur si një krim kundër njerëzimit, duke thënë se përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar viktimat po pengohen nga mosveprimi dhe lëshimet e zyrtarëve shtetërorë.


Kreu i panelit, Juan Alban- Alenkastro (Alencastro), theksoi se ajo që ka rëndësi është shkalla, modeli i sulmeve dhe synimi i civilëve.


Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum i hodhi poshtë kritikat, duke argumentuar se raporti injoron politikat e reja që janë zbatuar për të mbështetur familjet e të zhdukurve.


Në të njëjtën kohë, aktivistët po bëjnë thirrje që hetimet të vazhdojnë pa ndërprerje derisa zona të kontrollohet plotësisht, duke ushtruar presion mbi autoritetet duke pasur parasysh vëmendjen ndërkombëtare që vendi do të marrë për shkak të Kupës së Botës.


Ndërkohë, qytete si Guadalajara, të cilat, do të presin gjithashtu ndeshje, janë në qendër të dhunës.


Në shtetin e Jaliskos, ka më shumë se 15900 raste të personave të zhdukur, një numër që i atribuohet kryesisht aktiviteteve të Kartelit të Gjeneratës së Re të Jaliskos.


Organizata akuzohet për përdorimin e reklamave të rreme të punës për të tërhequr anëtarë të rinj, të cilët, torturohen ose vriten nëse refuzojnë të bashkohen.


Situata u përkeqësua më tej në shkurt kur forcat e armatosura meksikane vranë udhëheqësin famëkeq të kartelit Nemesio Oseguera Servantes (Cervantes), duke shkaktuar një valë të re dhune.


Gjetja e mbetjeve mortore njerëzore është tashmë një dukuri pothuajse e përditshme në shumë pjesë të vendit.


Vetëm në fillim të këtij muaji, mbetjet skeletore të të paktën 11 personave u zbuluan në varre sekrete në një periferi të Guadalajarës, ndërsa tetorin e kaluar dhjetëra çanta me pjesë njerëzore u gjetën në një vend tjetër sekret.


Brenda këtij sfondi, Meksika po përgatitet të mirëpresë ngjarjen më të madhe të futbollit në botë, me kontrastin midis imazhit ndërkombëtar dhe realitetit vendas që po bëhet gjithnjë e më i theksuar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page