SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | VRASJET KANË RËNË ME 41%; VRASJET E GRAVE KANË RËNË ME 14.9%; ZHVATJA KA RËNË ME 17.7%; RRËMBIMET KANË RËNË ME 36%.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Qeveria meksikane ka konfirmuar një rënie të krimit.
Nga shtatori 2024 deri në mars 2026, vrasjet me dashje u ulën me 41%, duke rënë në 51.4 raste në ditë.
Shtatë shtete, përfshirë Guanajuato-n dhe Çihuahua-n (Chihuahua), përbëjnë më shumë se gjysmën e viktimave.
Krimet më të rënda po ashtu po ulen; vrasjet e grave kanë rënë me 14.9%, zhvatja ka rënë me 17.7%; rrëmbimet kanë rënë me 36%.
Lidhur me rrëmbimet, Ministri Meksikan i Sigurisë, Omar Garsia Harfuk (García Harfuch), njoftoi lirimin e kryetarit të bashkisë së Taksakos (Taxco), Juan Andres Vega, i cili, u rrëmbye më 11 prill së bashku me babanë e tij.
Autoritetet ia kanë atribuar krimin organizatës “Familia Michoacana”.
Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum theksoi rëndësinë e Shkollës Kombëtare të Komandantëve të Policisë, e krijuar për të trajnuar menaxherët e lartë për sigurinë shtetërore dhe komunale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments