top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EMRAT E 52 PERSONAVE TË ZHDUKUR NË SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS PO FLUTUROJNË NË MISIONIN ARTEMIS II.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Emrat e 52 personave të zhdukur në shtetin meksikan të Nuevo Leon-it po udhëtojnë simbolikisht në hapësirë ​​në bordin e misionit Artemis II të NASA-s, me qëllim tërheqjen e vëmendjes ndaj krizës së të zhdukurve në Shtetet e Bashkuara të Meksikës.


Iniciativa u promovua nga Forcat e Bashkuara për të Zhdukurit Tanë në Nuevo Leon (Fundenl), e cila, iu bashkua programit të NASA-s për të përfshirë emrat në kartat dixhitale të hipjes në anije që mbante kapsula Orion.


Ndër emrat e shtuar janë Roy Rivera Hidalgo, i cili u zhduk në vitin 2011, dhe Profesor José Antonio Menchaca, i cili u zhduk në vitin 2022.


Një kartolinë simbolike iu kushtua gjithashtu më shumë se 130000 të zhdukurve të regjistruar në vend.


Ata nuk janë numra, ata kanë një emër, një familje dhe një histori”, tha për agjencinë spanjolle të lajmeve “Efe” znj. Letisia (Leticia) Hidalgo, themeluese e kolektivit.


Misioni 10-ditor Artemis II, i cili, do ta çojë njerëzimin përtej orbitës së Tokës 53 vjet pas misioneve të fundit hënore, shërben gjithashtu si një platformë për përkujtim dhe protestë civile.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page