SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: DO TË PARAQESIM ANKESA PËR VDEKJET E EMIGRATËVE NË DUART E ICE-së.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Sot, ministria e Jashtme e Meksikës do të paraqesë ankesa në departamentin e drejtësisë të ShBA-ës dhe në disa zyra të prokurorëve shtetërorë në vend në lidhje me vdekjen e 17 qytetarëve meksikanë në paraburgim ose operacione të Agjencisë Federale të Zbatimit të Ligjit për Imigracionin dhe Doganat e Shteteve të Bashkuara (ICE)”.
Kështu tha presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum në konferencën e saj të rregullt për shtyp, duke specifikuar se ankesat kanë të bëjnë edhe me rastin e fundit të një burri që u vra në Hjuston.
“Para kësaj paraqitjeje, ministri ynë i Jashtëm, Roberto Velsako (Velasco), komunikoi me ambasadorin e ShBA-ës në Meksikë për ta informuar atë për veprimet tona ligjore për të mbrojtur meksikanët në Shtetet e Bashkuara dhe për t'i përcjellë shqetësimet tona në lidhje me shkeljet e mundshme të të drejtave të njeriut në 14 rastet e meksikanëve që vdiqën në paraburgim të ICE-së dhe tre rastet e meksikanëve që vdiqën gjatë operacioneve të kontrollit të imigracionit”, - tha presidentja Sheinbaum.
Presidentja Sheinbaum u bëri thirrje të gjitha forcave politike në Parlament që të mbështesin përpjekjet e qeverisë për të mbrojtur meksikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Mendoj se kjo nuk është vetëm një çështje qeveritare. I bëj thirrje Parlamentit që t'u kërkojë të gjitha partive politike të paraqesin një kërkesë për informacion mbi këto raste”, - tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments