top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: KËRKOJ SQARIME NGA FBI-ja PËR ARRESTIMIN E TRAFIKANTIT TË DROGËS ISMAEL ZAMBADA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum i ka kërkuar Byrosë Federale të Hetimit (FBI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të japë sqarime mbi transferimin e trafikantit të drogës Ismael Zambada (i njohur rëndom edhe si El Maio) në ShBA-ës dhe përfshirjen e mundshme të agjentëve amerikanë në tokën meksikane pa autorizim.


Ajo i ka udhëzuar Ministrisë së Punëve të Jashtme t'i kërkojë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (FGR) të hetojë nëse është kryer ndonjë krim dhe të kërkojë informacion direkt nga FBI-ja.


Presidentja Sheinbaum i kërkoi gjithashtu Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të bëjë publike zhvillimet e hetimit për rastin, duke theksuar se qeveria meksikane nuk ka marrë kurrë shpjegime të mjaftueshme nga Uashingtoni.


Meksika është një vend Sovran; duhet të dimë se kush e tha të vërtetën”, tha ajo, duke iu referuar versioneve kontradiktore të ofruara nga Ambasada e ShBA-ës dhe rrëfimeve të mëvonshme gazetareske të rrethanave që çuan në arrestimin e themeluesit të Kartelit Sinaloa.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page