SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM PREZANTOI OLINIA-n; AUTOMJETIN E PARË ELEKTRIK TË PROJEKTUAR DHE TË PRODHUAR NË VEND.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 minutes ago
- 1 min read
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum prezantoi Olinia-n, automjetin e parë elektrik të projektuar dhe prodhuar në vend.
Paraqitja u bë në bazën ushtarake Shën Luçia (Santa Lucía) në komunën e Zumpangos, rreth 50 km larg kryeqytetit.
Makina, emri i së cilës në gjuhën nahuatl do të thotë lëvizje, do të shitet duke filluar nga 150 mijë pesos (rreth 7300 €), me dërgesat e para të planifikuara për verën e vitit 2027.
“Olinia nuk është thjesht një automjet, është një ide shumë e thjeshtë por e fuqishme; që inteligjenca dhe kreativiteti i meksikanëve të rinj mund të transformohen në inovacion, zhvillim teknologjik dhe mirëqenie për popullin tonë”, tha presidentja Sheinbaum.
Automjeti kompakt, i prodhuar nga një kompani publike dhe private, ka një rreze veprimi prej 125 kilometrash dhe mund të transportojë gjashtë pasagjerë ose një përdorues karroce me rrota.
Kostot operative janë dukshëm më të ulëta se automjetet me benzinë, aq sa, sipas grupit të punës, makina në fund të fundit do ta paguajë veten me kursimet që gjeneron.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments