top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | KOMPANIA VENDORE PEMEX NDËRPREU FURNIZIMET ME NAFTË PËR KUBËN.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
1 hour ago
1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Kompania shtetërore meksikane e naftës Pemex ka ndaluar transportimin e naftës në Kubë në tremujorin e dytë të vitit 2026, sipas një raporti të paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Bursave të ShBA-ës (SEC)”.


Kështu raportoi enti mediatik vendor “El Informador”.


Dega Servicios Logísticos y Recursos Estratégicos (Logjistika dhe Burimet Strategjike) nuk raportoi asnjë eksport në Kubë midis prillit dhe qershorit, pasi mesatarisht arriti rreth 900 fuçi në ditë në tremujorin e parë.


Kjo shifër është një rënie e ndjeshme nga afërsisht 15000 fuçi në ditë në vitin 2025.


Pezullimi vjen pas urdhrit ekzekutiv të nënshkruar më 29 janar nga presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), i cili lejon vendosjen e tarifave shtesë për vendet që shesin ose furnizojnë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, naftë në Kubë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page