SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: KURRË NUK DO TË JEMI MË KOLONI APO PROTEKTORAT.

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Mes presionit në rritje tregtar dhe ndërhyrjes së ShBA-ës në siguri, presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum rifitoi sovranitetin që vendi i saj fitoi më 16 shtator 1810, gjatë festimeve masive të “Thirrjes së Pavarësisë”.
“Meksika nuk do të përkulet, nuk do të gjunjëzohet dhe nuk do të shesë asgjë.
Meksika nuk do të jetë kurrë koloni apo protektorat i askujt”.
Kështu tha presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum në fjalimin e saj në Sheshin e madh të Kushtetutës në Qytetin e Meksikos - El Zokalo - para mijëra qytetarëve dhe një parade mbresëlënëse të Forcave të Armatosura.
Presidentja Sheinbaum më pas riafirmoi rezistencën indigjene që, gjatë tre shekujve të sundimit kolonial, mbrojti gjuhën, kulturën, mënyrën e jetesës dhe format e organizimit të saj, duke theksuar se kryengritjet për pavarësi lindën nga një rebelim i vërtetë popullor i udhëhequr nga një prift vendas, një anëtar i klerit të ulët, Miguel Hidalgo i Kostila (y Costilla).
“Është përgjegjësi e të gjitha brezave të meksikanëve të nderojnë atë që është arritur me koston e jetëve njerëzore, të mbrojnë atdheun, të ruajnë sovranitetin dhe të arrijnë drejtësinë sociale për të cilën kaq shumë njerëz kanë dhënë jetën e tyre”, - tha presidentja Sheinbaum.
Presidentja Sheinbaum e përfundoi fjalimin duke lavdëruar - sipas protokollit - secilin prej heronjve të atdheut, por duke përfshirë edhe popujt indigjenë dhe afro-meksikanë, por e dhe motrat dhe vëllezërit migrantë, dhe duke e mbyllur me parrullën: “Rroftë Meksika e lirë, e pavarur dhe sovrane!”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments