top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | ISH-MINISTRI I FINANCAVE I SHTETIT TË SINALOAS U DORËZUA TE AUTORITETET E DREJTËSISË PENALE TË SHBA-ës.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Ish-Sekretari i Administratës dhe Financave i shtetit meksikan të Sinaloas, Enrikue (Enrique) Diaz Vega, është dorëzuar te autoritetet amerikane në Jorkun e Ri për t'u përballur me akuzat për trafik droge dhe lidhje të dyshuara me Los Chapitos, fraksionin e kartelit Sinaloa të udhëhequr nga djemtë e Zhoakuin (Joaquín) Guzmán “El Çapo


Sipas aktakuzës nga Zyra e Prokurorit Federal për Distriktin Jugor të Jorkut të Ri, Diaz Vega dyshohet se luajti një rol kyç në marrëdhënien midis grupit kriminal dhe administratës së ish-guvernatorit të Sinaloas, Ruben Roka Moia (Rocha Moya), llogaritë bankare të të cilit - së bashku me ato të disa anëtarëve të familjes dhe bashkëpunëtorëve - u ngrinë ditët e fundit nga Njësia e Inteligjencës Financiare Meksikane (FIU), sipas gazetës El Universal.


Hetuesit pretendojnë se ish-zyrtari lehtësoi hyrjen e zyrtarëve të korruptuar në aparatin shtetëror për të mbrojtur aktivitetet e kartelit të drogës.


Uashingtoni akuzon gjithashtu z. Diaz Vega se ka vepruar si ndërmjetës midis udhëheqësve të Los Çapitove dhe Roka Moiës (Rocha Moya) gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, duke dhënë emra dhe adresa të kundërshtarëve politikë për të frikësuar ose sulmuar me qëllim që të favorizonte fitoren e kandidatit Morena, partisë së presidentes Klaudia (Claudia) Sheinbaum.


Deri më tani, autoritetet gjyqësore amerikane nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht dorëzimin e ish-ministrit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page