SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS: PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: GJIRI ËSHTË I MEKSIKËS JO I AMERIKËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum e ka bërë të qartë se vendi i saj nuk kërkon konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa ka hedhur poshtë këmbënguljen e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për ta riemëruar “Gjirin e Meksikës” si “Gjirin e Amerikës”.
“Ne jemi një vend paqeje, kjo është ajo që na karakterizon. Ne duam paqe me qeverinë amerikane, jo të luftojmë, nuk jemi të interesuar të përplasemi fare”, tha Presidentja Sheinbaum, gjatë një ngjarjeje në Zakatekas.
Në përgjigje të deklaratave të fundit të presidentit amerikan, ajo mbrojti identitetin gjeografik duke pyetur turmën: “Si quhet? Gjiri i Meksikës”?
Ajo mori një përgjigje të fortë dhe unanime; “Meksika”.
Mosmarrëveshja filloi vitin e kaluar, kur një dekret i ShBA-ës urdhëroi që emri zyrtar në regjistrin e saj të tokës të ndryshohej.
Vendimi e shtyu qeverinë meksikane të padisë shoqërinë Google për ndryshimin e formulimit në hartat e saj dixhitale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments