top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHQIPËRIA NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR TË TURIZMIT NË BERLIN | VENDIN E NDERIT PËR VITIN 2025.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 4, 2024
  • 2 min read
ree

Berlin, Gjermani | Shqipëria në panairin e turizmit në Berlin, do të marri rolin si vendi i nderit për vitin 2025.

Me sloganin “Albania All Senses”, Shqipëria do të jetë sërish pjesë e panairit më të madh në botë të turizmit, ITB Berlin, që zhvillohet nga data 5 deri më 7 mars 2024, në Gjermani.

Në këtë panair, Shqipëria do të prezantohet me një hapësirë kuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe me pjesëmarrjen e 26 turoperatorëve privatë, dhe shtatë bashkive turistike, që do të prezantojnë ofertat dhe potencialet e tyre në kryeqytetin gjerman, Berlin.

E pranishme do të jetë Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Përfaqësimi i Shqipërisë në panairin më të madh të turizmit, ITB BERLIN në Gjermani, përmes një prezantimi dinjitoz ku gjatë tre ditëve, nga data 5 deri më 7 mars do të jemi bashkë me sektorin privat, për të paraqitur më të mirën e ofertës sonë turistike, me një axhendë të pasur aktivitetesh që do të kulmojë me marrjen e stafetës si vendi i nderit në ITB BERLIN 2025”, ka shkruar ministrja Kumbaro në rrjetet sociale virtuale, ku me atë rast, ka paraqitur për publikun edhe spotin zyrtar të Republikës së Shqipërisë.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit do të ketë një sërë takimesh dhe aktivitetesh, ku përfshihet nënshkrimi i marrëveshjes zyrtare me:

1- ITB Berlin për të qenë “Vendi i Nderit” në vitin 2025;

2- Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili, për organizimin e takimit të 70-të të Komisionit për Europën të UNWTO në Tiranë, pjesëmarrje në panelin e diskutimit “Quo Vadis, destinacionet rurale?”, apo takime me homologë, si ai me Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy.

Pjesë e këtij panairi që nis ditën e nesërme, do të jenë edhe bashkitë Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Sarandë, Përmet dhe Tepelenë, të cilat, do të prezantojnë programet e tyre të posaçme të promovimit.

ITB Berlin operon sukesshëm prej vitit 1966 duke qenë panairi më i madh në botë i Turizmit në botë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page