FONDAMENTALISTI ISLAMIK SHQIPTARO-AUSTRALIAN (AGIM AJAZI) DËNOHET ME 8 VITE BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 27, 2023
- 1 min read

Sidnei, Australi | 34-vjeçari me origjinë shqiptare i quajtur Agim Ajazi, i cili, ishte këthyer në luftëtar të radikalizuar me ideollogji islamike, dhe që luftoi kundër qeverisë siriane, së bashku me grupet terroriste, u shpall fajtor për tre akuza penale nga Gjykata e Lartë në Brisbane, në fund të vitit 2022, duke përfshirë mbrojtjen e terrorizmit dhe përfshirjen në aktivitete armiqësore në një vend të huaj, e cila, shqiptoi ndaj tij vendim penal me 8-vjet heqje lirie, por duke qenë se tashmë ka kaluar më shumë se tre vjet në paraburgim, shumicën prej të cilave e ka kryer në izolim, ai do të ketë të drejtë për lirim me kusht në vitin 2026.
Z. Ajazi bënte postime të rregullta në mediat sociale, nganjëherë duke u mburrur për prerjen e kokës të të burgosurve që ishin kapur robër gjatë betejave, por nuk provohej se vetë kishte kryer ndonjë ekzekutim. Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)

















Comments