top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHPENDI I LLOJIT SHKABË (GYPS FULVUS) I GJENDUR I BLLOKUAR NË NJË PEMË PRANË FSHATIT ORIZAJ TË BERATIT U TRANSPORTUA NË QENDRËN E SHPËTIMIT TË SHPENDËVE TË EGËR NË PARKUN KOMBËTAR DIVJAKË-KARAVASTA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 20, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Një shpend i llojit shkabë (Gyps fulvus) i gjendur i bllokuar  në një pemë pranë fshatit Orizaj, në Berat, u transportua në qendrën e shpëtimit të shpendëve të egër, në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta”.

 

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura bëri të ditur sot se pas një njoftimi të marrë nga Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë mbi praninë e një shpendi të llojit Shkabë (Gyps fulvus), pranë fshatit Orizaj, në hyrje të Beratit, i cili gjendej i bllokuar prej dy ditësh në një pemë, stafi i Administratës së Zonave të Mbrojtura Berat shkoi menjëherë për të gjetur shpendin.

 

AdZM Berat u kujdes të lironte shkabën dhe të kujdesej për gjendjen e saj shëndetësore, e cila dukej e mirë pa dëmtime serioze.

 

AKZM informoi se me ndihmën edhe të AdZM Fier u bë e mundur transportimi i shkabës pranë qendrës së shpëtimit të shpendëve të egër në Parkun Kombëtar “Divjakë-Karavasta” për të kryer disa ekzaminime edhe më të hollësishme të shpendit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page