top of page
E BARDHË SHIRIT.png

“SHOTA”: AUTOMJETI I PARË SHQIPTAR I BLINDUAR PRITET TË EKSPOZOHET NË EKSPOZITËN E MBROJTJES DHE SIGURISË EUROSATORY NË PARIS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 11, 2024
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kompania shqiptare Timak përfundoi automjetin e parë shqiptar të blinduar, të emërtuar “SHOTA”.

 

Ai do të prezantohet në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory në Paris.

 

Prototipi është dizenjuar nga dizenjatori shqiptar Grigor Andoni.

 

Administratorja e kompanisë Arjeta Puca tha se automjeti u përfundua brenda një kohe shumë të shkurtër dhe ka patur shumë interesim nga subjektet e interesuara.

 

Automjeti do të prezantohet në panairin e Parisit në datat 17-21 qershor. Që tani ka patur shumë interes sepse na kanë rezervuar shumë takime, jo vetëm për autoblindin, por edhe për produktet tona të tjera”, tha znj. Puca.

 

Sipas saj, një tjetër segment ku kompania ka kërkesë të madhe është dhe ai i dronëve.

 

Sidomos për dronët ka një kërkesë shumë të lartë. Kompani nga Polonia, Çekia, Ukraina kanë qejf të ndërtojnë fabrika këtu në Shqipëri për të prodhuar dronë ushtarakë”, shtoi znj. Puca.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 
bottom of page