top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHOQËRIA TREGTARE NR.3 NË BOTË E NAFTËS - EXXONMOBIL - HYRI NË TREGUN E KARBURANTIT NË EKUADOR ME NJË MARRËVESHJE PREJ 213 MILIONË $ PËR FURNIZIMIN ME BENZINË ME OKTAN TË LARTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 31
  • 1 min read

Kuito, Ekuador | ExxonMobil-i (kompania e tretë më e madhe e naftës në botë) ka hyrë në tregun e karburanteve në Ekuador për herë të parë, duke fituar një kontratë me vlerë afërsisht 213 milionë dollarë për të furnizuar benzinë ​​me oktan të lartë”.


Njoftimi u bë nga kompania shtetërore Petroecuador, e cila, të martën, i dha grupit amerikan tenderin për importin e 2.65 milionë fuçive produkt.


Ky vëllim, sipas entit mediatik ekuadorian “Primicias”, është ekuivalent me afërsisht 11% të importeve vjetore të benzinës me oktan të lartë të vendit.


Dorëzimet, të përbëra nga nëntë ngarkesa me nga 295 mijë fuçi secila, janë planifikuar midis muajve mars dhe maj.


Tetë operatorë ndërkombëtarë morën pjesë në tender, duke përfshirë Trafigura, Glencore dhe Phillips 66.


Fillimisht, ExxonMobil-i nuk paraqiti ofertën më konkurruese, por më pas përmirësoi çmimet e tij, duke marrë diferencën më të ulët të të gjithë tenderit.


Sipas analistëve të industrisë, transaksioni sinjalizon hapjen më të madhe të Petroecuador-it ndaj lojtarëve të mëdhenj globalë dhe mund të forcojë konkurrencën, duke ndikuar potencialisht pozitivisht në çmimet për vendin e Andeve, i cili, është gjithnjë e më i varur nga importet e karburantit të rafinuar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page