EKUADOR | 10 MIJË USHTARË NË TERREN PËR TË LUFTUAR TREGTARËT E DROGËS DHE BANDAT E TYRE KRIMINALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Kuito, Ekuador | Ekuadori ka vendosur dhjetë mijë (10000) ushtarë në tre provinca bregdetare për të forcuar luftën kundër dhunës së kryer nga grupet e trafikimit të drogës.
Qeveria e Presidentit konservator Daniel Noboa është e vendosur të luftojë bandat e shumta me grusht të hekurt, në një kohë kur Ekuadori po përjeton një numër rekord vrasjesh dhe krimesh të tjera.
“Qindra ushtarë të forcave speciale kanë mbërritur në aeroportin e Guaiakuil-it për të forcuar operacionet e sigurisë në provincat fqinje të Guaias (kryeqyteti, Guaiakuil), Manabi dhe Los Rios”, tha për shtypin gjenerali i Forcave Ajrore Ekuadoriane Mario Bedoia (Bedoya).
Lufta midis bandave të drogës të lidhura me kartelet ndërkombëtare të drogës është intensifikuar kohët e fundit.
“Ekuadori ishte një vend paqësor deri një dekadë më parë, por është bërë më i dhunshmi në rajon, me 52 vrasje për 100000 banorë në vitin 2025, një vrasje çdo orë”, sipas Observatorit Ekuadorian të Krimit të Organizuar.
“Fluturime që transportonin personel ushtarak kanë zbarkuar gjithashtu në Manta, një port i madh në vend, i cili, karakterizohet nga nivele të larta dhune”, tha Gjnerali Bedoia (Bedoya).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments