top of page
E BARDHË SHIRIT.png

EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA: PLAN SIGURIE ME KOSTO 230 MILIONË $ (HELIKOPTERË TË RINJ + RADARË + TEKNOLOGJI KUNDËR DROGËS).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Kuito, Ekuador | Presidenti ekuadorian Daniel Noboa prezantoi planin e ri të sigurisë të qeverisë për të luftuar dhunën, krimin e organizuar dhe korrupsionin në një mesazh drejtuar kombit”.


Kështu njoftoi enti mediatik vendor “El Universo” - duke specifikuar se plani integron punën e Njësisë së Analizës Financiare (UAFE), agjencive të inteligjencës, Policisë Kombëtare dhe Forcave të Armatosura, me qëllim rifitimin e kontrollit të territorit dhe gjithashtu shënjestrimin e udhëheqësve politikë të organizatave kriminale.


Në mbështetje të strategjisë, Ministri i Mbrojtjes Gian Karlo (Carlo) Loffredo njoftoi një investim prej 180 milionë $ për njëmbëdhjetë projekte strategjike; duke përfshirë blerjen e shtatë helikopterëve me dy motorë; një njësi logjistike shumëfunksionale; një sistem radari tredimensional, dronë dhe skanerë për kontrollin kufitar.


50 milionë $ shtesë do të ndahen për sigurinë e brendshme dhe teknologjitë e identifikimit dhe gjurmimit të armëve dhe municioneve.


Qeveria synon gjithashtu të forcojë inteligjencën, kontrollin e imigracionit dhe sistemin e burgjeve në një vend që po përjeton një krizë të thellë sigurie.


Viti 2025 ishte viti më i dhunshëm në historinë e kohëve të fundit të Ekuadorit, me mbi 9200 vrasje.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page