“SHKËMBI I KAVAJËS”; DURRËS | JEHONA HUSKA (QYTETARE NGA REPUBLIKA E KOSOVËS) U GJET E VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 22
- 2 min read
Updated: 3 days ago

“Shkëmbi i Kavajës”, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Znj/znjsh. Jehona Huska, qytetare nga Republika e Kosovës, u gjet e vdekur në një hotel tek vendi i njohur si “Shkëmbi i Kavajës”.
Kufoma e së ndjerës pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Në lidhje me sa më sipër, po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Njoftim | Drejtoria Vendore e Policisë Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve V. E., 38 vjeç, dhe A. Sh., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, administratorë të një hoteli në zonën e Shkëmbit të Kavajës, pasi:
Ditën e djeshme, në ambientet e këtij hoteli është gjetur pa shenja jete shtetasja kosovare J. H., 31 vjeçe.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 administratorët nuk kanë lëshuar kupon tatimor për dhënien me qira të ambientit, ku shtetasja qëndronte prej muajit dhjetor 2025.
Materialet u referuan në Prokurori për vlerësim, ndërkohë që priten rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 31-vjeçares, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments