top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PKK DURRËS | U ARRESTUA ARMANDO DERVISHI (I NJOHUR SI ARMANDO VALCHIZAN; ARMANDO GHEORGHE; ALTIN DERVISHI; MARTIN DERVISHI); GJYKATA E PORDENONES I KISHTE SHQIPTUAR DËNIM ME 5 VJET BURG PËR VJEDHJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Pika e Kalimit Kufitar Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Armando Dervishi, i njohur edhe si:

a- Armando Valchizan.

b- Armando Gheorghe.

c- Altin Dervishi.

ç- Martin Dervishi.


Njoftim | PKK Port, Durrës.


Tentoi të hynte në Shqipëri duke përdorur disa identitete, me qëllim t’i shmangej identifikimit nga Policia, pasi ishte i dënuar në Itali me mbi 5 vjet burgim për vjedhje me pasoja të rënda dhe për emigracion të paligjshëm, ndalohet 42-vjeçari.


Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë  i cili ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet italiane.


Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias A. D. alias A. G. alias A. D. alias M. D., 42 vjeç.


Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, dhe për emigracion të paligjshëm.


Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page