LAGJJA “NR. 17/1”; DURRËS | PLEURAT MUSTAFA U ARRESTUA; DORAS NË PLAGOSJEN ME ARMË ZJARRI TË BARI DODËS NË LAGJEN “NR. 6” NË KAVAJË (BANUES NË FSHATIN RIKAJ).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 minutes ago
- 2 min read

Lagjja “Nr. 17/1”, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Pleurat Mustafa, me moshë 41 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Bari Doda, me moshë 39 vjeç, banues në fshatin Rikaj, ngjarje kriminale e ndodhur në Lagjjen “Nr. 6”, në Kavajë.
Njoftim | Plagosi me armë zjarri një 39-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u identifikua, u lokalizua dhe u vu në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.
Në pranga edhe shtetasi që e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes.
Pas disa orësh kërkime, Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën autori dyshohet se kreu plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se rreth orës 20:30, të datës 22.03.2026, në lagjen nr. 6, Kavajë, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur identifikimi i autorit dhe, pas rreth tre orësh, lokalizimi i tij në lagjen 17/1, Durrës.
Shërbimet operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit P. M., 42 vjeç, banues në Kavajë.
Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se plagosi me armë zjarri (pistoletë) shtetasin B. D., 39 vjeç, banues në Rikaj, Kavajë, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë veprimeve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit A. Ç., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se e ka ndihmuar autorin të largohej nga vendngjarja, duke e transportuar me automjet drejt Durrësit.
Shërbimet e Policisë, pas disa orësh kontrollesh, bënë të mundur gjetjen e armës së zjarrit pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur gjatë largimit nga vendi i ngjarjes.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments